75 Mall Live Search
16:52 / E Enjte, 30 Mars 2023 / Gj. Sh

Haaland në dyshim për ndeshjen kundër Liverpulit

Erling Haaland është në dyshim për të luajtur kundër Liverpulit, në ndeshjen e cila zhvillohet në fundjavë.

Sulmuesi norvegjez nuk ishte prezent në seancën e sotme stërvitore të Manchester City, shkruan IndeksOnline.

Haaland pësoi një lëndim në fitoren 6-0 të FA Cup kundër Burnley-t, dhe si rezultat i kësaj nuk u bashkua me kombëtaren norvegjeze për ndeshjet e muajit mars, duke shpresuar se do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Liverpulit.

22-vjeçari po shkëlqen këtë sezon te Manchester City duke shënuar 42 gola në 37 ndeshje në të gjitha garat./IndeksOnline/