Haaland rikthehet titullar te City ndaj Brentfordit, formacionet zyrtare

Manchester City do të pret sot në shtëpi skuadrën e Brentfordit.
Ndeshja është e vlefshme për javën e 16-të të Premier Ligës dhe fillon në ora 13:30, shkruan IndeksOnline.
Në këtë përballje nga fillimi do të luaj sulmuesi norvegjez, Erling Haaland, i cili është rikthyer në formacion pasi ka qënë i lënduar dhe ka luajt vetëm disa minuta në ndeshjen kundër Fulhem, javën e kaluar.
Përkundër minutazhit, Haaland arriti të shënoj gol nga penalltia në minutën e 90+5 duke i sjell tre pikë Manchester Cityt.
Formacionet zyrtare:
Manchester City (4-3-3): Ederson; Cancelo, Laporte, Akanji, Stones; Gundogan, Rodri, De Bruyne; Foden, Haaland, Silva.
Brentford (3-5-2): Raya; Zanka, Mee, Pinnock; Roerslev, Onyeka, Janelt, Jensen, Henry; Mbeumo, Toney./IndeksOnline/