Haaland, Salah e Mahrez, këta janë emrat më të mëdhenj që nuk do të luajnë në Botëror

Kosta Rika u bë skuadra e fundit që rezervoi vendin e saj në Kampionatin Botëror “Katar 2022” me një fitore 1:0 ndaj Zelandës së Re në playoff-in e dytë ndërkontinental të martën mbrëma.
Tanimë kemi mësuar 32 kombëtaret të cilat do të jenë pjesë e Botërorit “Katar 2022”, i cili fillon garat më datën 21 nëntor.
Shumë kombëtare të mëdha kanë dështuar që të kualifikohen, përfshirë këtu edhe katër herë kampionin e kësaj gare, Italinë, ku edhe do të mungojnë disa lojtarë të mëdhenj.
Më poshtë mund ta gjeni formacionin me lojtarët më të mirë të cilët nuk kanë arritur ta sigurojnë biletën drejt Botërorit me kombëtaret e tyre.
Portier: Jan Oblak (Sllovenia)
Mbrojtës i krahut të djathtë: Vladimir Coufal (Republika Çeke)
Qendërmbrojtës: Leonardo Bonucci (Italia)
Qendërmbrojtës: David Alaba (Austria)
Mbrojtës i krahut të majtë: Andy Robertson (Skocia)
Mesfushor defansiv: Marco Verratti (Italia)
Mesfushor: Martin Odegaard (Norvegjia)
Mesfushor: Riyad Mahrez (Algjeria)
Sulmues i krahut të majtë: Luiz Diaz (Kolumbia)
Sulmues i krahut të djathtë: Mohamed Salah (Egjipti)
Sulmues qendror: Erling Haaland (Norvegjia)