22:23 / E Premte, 14 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Haaland shënon përsëri, Dortmundi triumfon në shtëpi

Dortmund arriti fitore kundër skuadrës Eintracht Frankfurt në ndeshjen e sotme në kuadër të ligës gjermane.

Në këtë ndeshje e cila përfundoi me rezultat 4-0 në favor të Dortmundit, shënoi përsëri Haaland, e i cili është duke shënuar pothuajse në çdo ndeshje të kësaj skuadre.

Golin e parë e shënoi Piszczek e pas tij shënoi edhe Sancho dhe Guerreiro.

Me këtë fitore Dortmund siguroi tri pikë mjaftë të rëndësishme./Indeksonline/.