23:46 / E Martë, 27 Shkurt 2024 / MSH

Haaland “shpërthen” ndaj Lutonit, shënon pesë gola

Nuk mund të kishte përgjigje më të mirë për kritikat. “Bomberi” norvegjez, Erling Haaland ka treguar edhe një herë se është i gabueshëm para porte, teksa mbrëmjen e kësaj të marte ka realizuar plot 5 gola, në fitoren e thellë, 6 me 2, të “Qytetarëve” të tij, ndaj “Kapelebërësve” të Luton, në sfidën e vlefshme për fazën e 1/8-ve, të FA Cup.

Fillimisht në minutën e 3’-të e më pas në të 18’-ën, 40’-ën, 55’-ën e 58’-ën. Këto ishin golat e Haaland, me “Vikingun”, që nxorri totalisht të pavleshëm dopietën e anglezit, Jordan Clark, ndërsa për të “vulosur” rezultatin e thellë, 2 me 6 mendoi “ylli” kroat i mesfushës, Mateo Kovacic, në minutën e 72’-të.

Falë këtij rezultati madhështor, “Qytetarët” e Pep Guardiola arrijnë në fazën çerekfinale të FA Cup, teksa kundërshtari i radhës për ta do të mësohet vetëm pas përfundimit të të gjitha sfidave, të 1/8-ve, ku do të hidhet edhe shorti i radhës.