18:19 / E Shtunë, 20 Mars 2021 / Blerim

Haaland shqetëson Dortmundin, u largua nga fusha tejet i nervozuar

Skuadra e Borussia Dortmund ka dështuar të shënoj fitore në xhiron e 26-të të Bundesligas.

Dortmund barazoi 2 me 2 ndaj FC Koln – duke rrezikuar kështu vendin që dërgon në UEFA Champions League, shkruan IndeksOnline

Pas përfundimit të ndeshjes, ishte ylli i skuadrës, Erling Haaland që reagoi shumë me nervozizëm dhe u largua drejt zhveshtorëve. Ai heku fanellën dhe ia hodhi lojtarit kundërshtar.

Në rast se skuadra e Dortmundit nuk zë vend për Ligën e Kampionëve, atëherë largimi i Haalandit gjatë verës do të ishte vetëm çështje ditësh.

Dortmund tani ka 43 pikë në pozitën e pestë, tri më pak se vendi i katërt, Eintracht Frankfurt (47)./IndeksOnline/