Haaland tejet i dëshpëruar, Guardiola e ngushëllon

Skuadra e Manchester Cityt nuk ka arritur më shumë se një barazim kundër Evertonit (1:1) në ndeshjen e javës së 18-të në Premier League.
Dy golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e parë të këtij takimi, shkruan Indeksonline
Fillimisht shënoi Bernardo Silva në minutën e 14’të dhe më pas e barazoi Ndiaye në minutën e 36’të.
Në pjesën e dytë, ekipi i Pep Guardiolas tentoi të shënonte golin e fitores, por nuk e arriti këtë. Madje në minutën e 53’të, Erling Haaland humbi një penallti.
Erling Haaland is furious after his penalty miss! 😳 pic.twitter.com/IKrSUJ5Sun
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) December 26, 2024
Minuta në këtë ndeshje mori edhe sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja – i cili u fut në lojë në minutën e 70’të.
Pikërisht për shkak të kësaj penalltie të humbur, Erling Haaland u largua nga loja tejet i dëshpëruar. Pep Guardiola mundohet ta ngushëllojë, kurse sulmuesi futet në zhveshtore duke larguar fanellën e tij.
Me këtë barazim, City shkon në pozitën e gjashtë me 28 pikë, kurse Evertoni në pozitën e 15-të me 17 pikë./Indeksonline/