75 Mall Live Search
17:19 / E Shtunë, 13 Shkurt 2021 / Blerim

Haalandi s’e respekton ‘fairplay’, plas sherri në ndeshjen Dortmund – Hoffenheim

Skuadra e Borussia Dortmund ka barazuar mezi rezultatin në 2 me 2 ndaj Hoffenheim.

Golin e barazimit e ka shënuar sulmuesi i Kombëtares së Norvegjisë, Erling Haaland në minutën e 80-të.

Por, Haaland nuk e respektoi ‘fairplay’ – pasi lojtari kundërshtar ishte i shtrirë në momentin kur ai shënoi golin e barazimit.

Lojtarët e Hoffenheim nuk ishin të kënaqur nga ky gjest i futbollistit dhe gati sa nuk plasi sherri në ‘Iduna Park’./IndeksOnline/