75 Mall Live Search
11:06 / E Shtunë, 06 Korrik 2019 / indeksADMonline

Habia e radhës! Blogerja 19 vjeçare shet ujin e vaskës për 30$ shishja

Belle Delphine është një blogere 19 vjeçare, që ka gjetur mënyra interesante për të bërë para. E fundit, ishte mundësia që 3.9 milionë ndjekësit e saj në Instagram të blinin ujin e vaskës pasi ajo ishte larë. Një shishe kushtonte 30 dollarë.

19 vjeçarja është e njohur për publikimet e saj me përmbajtje +18 ku shfaqet shumë pak e veshur dhe i përngjan karaktereve të mangave japoneze.

Ajo reklamoi produktin e saj të ri duke postuar video në Instagram teksa lahej në vaskë. Dhe mesa duket funksionoi, pasi të gjitha shishet u shitën brenda 3 ditësh.

“Ky ujë nuk është për t’u pirë dhe duhet të përdoret vetëm për qëllime sentimentale.”- shkruhej mbi shishe. Delphine u shpreh se nuk e priste që të shiste kaq shumë shishe, dhe tashmë po punonte që të prodhonte më shumë (pra, po lahej më shpesh- një gjë e mirë në këtë mes).

E gjithë kjo që ndodhi nga shumë njerëz është cilësuar e trishtë dhe patetike.

“A mund të bëhemi pak të civilizuar dhe ju lutem të mos e blejmë këtë?”

“Nëse e blini këtë, keni zhgënjyer njerëzimin.” – ishin disa prej komenteve, përkrahë të tjerave që e përgëzonin 19 vjeçaren për gjetjen.

“Kam kaq shumë respekt për këtë vajzë. Ajo bën para nëpërmjet idiotëve. Mënyra më e mirë për të bërë para: merrja njerëzve budallenj!”