09:24 / E Enjte, 19 Maj 2022 / AR

Habit aktori i famshëm, thotë se ushtron cullak në palestër

Aktori i njohur amerikan, Christopher Meloni, ka treguar rutininën e tij gjatë kohës kur stërvitet në shtëpi.

Ai bëri deklaratën e “çmendur” kur tha se teksa ushtron zhvishet tërësisht, transmeton Indeksonline.

Për “The People” u shpreh se preferon të stërvitet në shtëpi dhe i heq rrobat.

Ai deklaroi se arsyeja se përse e bën këtë është sepse palestra gjendet në shtëpi dhe mund të bëj çfarë të donë.

Gjithashtu shtoi se ndonjëherë ushtron bashkë me gruan, por nuk duhet të bisedojnë për shkak se fokusohet në maksimum në ushtrime.

Më poshtë disa pamje të cilat i kishte publikuar javë më parë./Indeksonline/