09:00 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Habit aktorja e njohur, tregon se rolet i ka fituar përmes krevatit

Aktorja britanike Charlotte Kirk ka bërë një deklaratë me të cilën i ka habitur të gjithë. Gjatë një interviste ajo ka folur mjaft hapur dhe ka treguar se si i ka fituar rolet e saj.

Në një intervistë për “Dailymail”, ajo ka thënë se disa prej roleve të saj i ka fituar nëpërmjet shtratit.

Akoma më shumë aktorja ka thënë se nuk ka qenë e detyruar, por se ka qenë dëshira e saj. Më tej ajo ka treguar se në fillimet e karrierës së saj si aktore ajo ka marrë një mesazh nga James Parker, e cila e ftonte në hotel për një mundësi të artë pune.

James Parker e kishte prezantuar atë me kryetarin e Warner Bros, Kevin Tsujihara.

Më pas Charlotte kaloi më shumë se dy orë me të dhe më pas fitoi një rol shumë të rëndësishëm.

Çka mund të thuhet si përfundim është se aktorja është ndër të paktat që e ka pranuar se ka fjetur me meshkuj për të fituar role.