Habit artistja e famshme, e ha buzëkuqin në tapetin e kuq të VMA-së

Doja Cat dëshmoi edhe një herë se është mbretëresha e tapetit të kuq kur bëhet fjalë për lëvizje të papritura.
Në ceremoninë e mbrëmshme të ndarjes së çmimeve MTV VMA 2025, këngëtarja shokoi audiencën kur hëngri buzëkuqin e saj, transmeton Indeksonline.
Këngëtarja u shfaq në tapetin e kuq me një fustan tërheqës, me një model flokësh të gjatë dhe një çantë dore edhe më të madhe në formë buzëkuqi nga Judith Leiber Couture.
Pamja e saj tërhoqi menjëherë vëmendjen e fotografëve dhe medias.
Doja Cat applies and then eats lipstick on the carpet at the 2025 #VMAs pic.twitter.com/AJaq2YDaPv
— The Hollywood Reporter (@THR) September 7, 2025
Ndërsa po pozonte për foto, Doja nxori buzëkuqin nga çanta për ta aplikuar në buzë. Por në vend të rregullimit të zakonshëm të grimit, pasoi një moment tronditës, ajo kafshoi një copë të madhe buzëkuqi.
Një nga gazetarët më vonë e pyeti se çfarë shije kishte buzëkuqi, të cilit ajo iu përgjigj shkurt: “Oh, ishte i shijshëm”./Indeksonline/
“Oh, it was delicious.” 💄
— The Kittens Room (@TheKittensRoom) September 7, 2025
.@DojaCat on eating her red lipstick on the 2025 #VMAs carpet earlier tonight. pic.twitter.com/mIhb6uLJTj