15:11 / E Enjte, 16 Qershor 2022 / AR

Habit balerina e njohur: Nuk kam bërë kurrë seks, s’kam pasur kurrë orgazëm me asnjë partner!

Balerina e njohur amerikane, Cheryl Burke, ka habitur me deklaratën e saj.

Ajo ka pranuar se “kurrë nuk ka përjetuar orgazmë” gjatë marrëdhënieve seksuale që ka pasur me ish-partnerët e saj.

Koreografja e “Dancing With the Stars” e ka cilësuar këtë si “rrëfimin më të madh deri më sot”. Mediat e huaja shkruajnë se fillimisht, Burke e fshehu këtë fakt ndërsa fliste me terapisten, Miss Jaiya, për episodin e podcast-it të saj “Burke in the Game” .

“Unë nuk kam pasur kurrë një orgazëm më parë kur bëhet fjalë për marrëdhëniet seksuale. Kjo nuk reflekton në asnjë partner me të cilin kam qenë. Ajo reflekton vetëm tek unë”, rrëfeu ylli i “Dance Moms”.

Ajo paraqiti kërkesën për divorc nga aktori, Matthew Lawrence, në shkurt, ndërsa gjatë rrëfimit hezitoi të ndante të vërtetën e saj sepse nuk donte të “lëndonte” asnjë nga partnerët e saj të mëparshëm.

“Kjo nuk ka të bëjë fare me personin”, shpjegoi Burke, duke shtuar: “Kjo ka të bëjë gjithçka me mua dhe me turpin tim, me cenueshmërinë time dhe me besimin tim tek vetja”.

Ndërsa fliste për Healy-n, Burke vuri në dukje se ajo “asnjëherë nuk kishte pasur shumë biseda” me Lawrence për turpin që ndjente rreth seksit. Rrëfimi erdhi një javë pasi balerina u tha ndjekësve të saj në “Instagram” se nuk kishte “bërë seks që nga viti 2021”.