75 Mall Live Search
23:11 / E Mërkurë, 08 Qershor 2022 / AR

Habit Enca për Dubai Porta Potty: Kjo ndodh edhe në Shqipëri

Skandali i “Dubai Porta Potty”, nuk kaloi pa cekur edhe vajzat shqiptare.

Një ndër vajzat që ka reaguar ka qenë Enca Haxhiaj, e cila ka marrë edhe nënshtetësinë atje.

Ajo tha se kjo ndodh dhe në Shqipëri, edhe kudo.

Këngëtarja u shpreh se ka punuar që e vogël dhe se gjithë Shqipëria e di se si është bërë e famshme dhe e pasur.

“Dubai Porta Potty” thuhet se lidhet me influencers dhe vajzat e tjera të reja që në këmbim të parave ose dhuratave lënë të tjerët të kryejnë jashtëqitjen dhe urinën sipër trupit dhe fytyrës (përfshirë edhe gojën).

Sipas Urban Dictionary, ato “blihen” nga burra të pasur arabë dhe europianë për 30,000+ dhe marrin pjesë në “festat e jahteve”. Nëpër jahte thuhet se ndodhin praktikat e tmerrshme të përmendura më sipër. E kur e gjitha kjo mbetet një thashethem, që vështirë se mund të merret në konsideratë përsa kohë mungojnë prova dhe hetime më të besueshme, të shumtë janë njerëzit që e kanë marrë në konsideratë dhe kanë nisur akuzat ndaj vajzave të njohura shqiptare, kryesisht ndaj atyre që vizitojnë shpesh Dubain.