75 Mall Live Search
11:15 / E Mërkurë, 03 Shtator 2025 / H F

Habit Romeo Beckham, krah babait të tij pozon krejtësisht i …

Romeo Beckham i ka lënë fansat të hutuar pasi duket se ka pozuar krejtësisht lakuriq pranë babait të tij, David.

23-vjeçari dhe familja e tij e famshme kanë shijuar pushimet verore së bashku, megjithëse vëllai Brooklyn, nuk ishte me ta.

Teksa verës po vjen fundi, mamaja Victoria ndau me ndjekësit një album plot me foto në Instagram. Në këto imazhe shihet e gjithë familja me pushime në një jaht luksoz, që përkuan edhe me ditëlindjen e Romeos.

“Fund perfekt i verës”, shkroi Victoria Beckham bashkëngjitur me fotot.

Megjithatë, ndërsa fansat shfletonin albumin, një foto tërhoqi vëmendjen e tyre. Në imazhin në fjalë, David dhe djali i tij Romeo, shihen duke buzëqeshur në një vaskë të nxehtë, me diellin që perëndon pas tyre.

Teksa të dy u përkulën për të bërë foton, këmba e Romeos doli nën ujë. E disa fansa ishin të bindur se ai ishte lakuriq në vaskën e nxehtë, pasi pantallonat e tij të shkurtra ngjyrë bezhë dukeshin sikur përziheshin me lëkurën e tij të nxirë.

“Askush nuk i shfletoi fotot deri në fund? A është Romeo lakuriq në vaskë”, ishte një ndër komentet që hodhi dyshime nëse ai kishte vesur pantallona të shkurtra apo jo.

Por një ndjekës me sy më të mprehtë theksoi: “Mund të shihni pëlhurë që varet nga këmba e tij, por është fjalë për fjalë ngjyra e lëkurës së tij”.