Habit Serena Sula, thotë se ka bërë seks me Ilir Shaqirin

Deklaratat e modeles Serena Sula po bëjnë rrëmujë mediat rozë.
E ftuar në “Shqipëria Live” ajo dha detaje më të hollësishme për këngën e saj, por u pyet edhe për deklaratën të cilën e kishte bërë ditë më parë, në lidhje me fituesin e BBV, Ilir Shaqiri, shkruan Indeksonline.

Ajo tha se ka qenë duke bërë make-up pasi kishte një intervistë në Top Channel, ku e kishte takuar Iliri. Sipas saj, ata kanë shkëmbyer kontaktet dhe janë takuar.
“Ishte hera e parë që u takuam, kur një personi i shndrisin sytë, s’ke çfarë të thuash më. Ishim te make-up, e më tha “shyqyr na hapi sytë një femër e bukur”. Ku je, se nuk na u fut në BB VIP një femër e hajrit. Pastaj më tha ‘je një femër seks apil’. Shkëmbyem numrat.
Ne jemi takuar më pas. Ça nuk ka ndodhur. Gruaja e tij në Itali çfarë ka bërë gjashtë muaj kur Iliri nuk ishte. Edhe unë e kam pëlqyer Ilirin si person.
Çdo gjë ka ndodhur me pëlqimin e njëri-tjetrit. A më the kur isha këtu me kë do bëj seks, unë thashë Ilirin dhe e plotësova dëshirën”, tha Serena, duke lenë hapësirë për dyshime që kanë kryer marrëdhënie seksuale./Indeksonline/
