16:37 / E Enjte, 22 Qershor 2023 / A. M.

Habiten banorët në një fshat të Vitisë, shfaqet gjallesa e rrallë

Një krijesë e rrallë është shfaqur sot në fshatin Zhiti të Vitisë, që ka quditur banorët.

Ata thonë se gjallesa është shumë e rrallë në këtë zonë dhe i ka frikësuar kur e kanë parë sot pranë rrugës kryesore.

Por sipas një kërkimi në internet, duket se kjo gjallesë është një lundërz euroaziatike (Lutra lutra), një gjitar gjysmë ujor, më i përhapur i nënfamiljes së lundërzave, që i përket familjes së mustelidëve dhe që haset pranë ujit, në lumenj e liqene, vazhdimisht në lëvizje, përcjell PlusTV.

Thuhet se lundërza banon në trupa të pandotur të ujit të ëmbël si liqene, përrenj dhe pellgje, për sa kohë që furnizimi me ushqim është i mjaftueshëm.

Lundërza euroaziatike është specia më e përhapur e vidrës, dhe është e përhapur në të gjithë Evropën.

Mësohet se kafsha është jo karakteristik për zonën në këtë fshat të Vitisë dhe është shfaqur në rrugën ku ndodhen edhe shtëpi banimi.