75 Mall Live Search
08:00 / E Enjte, 01 Qershor 2023 / AR

Habiten fansat, Kim Kardashian në lidhje dashurie?

A është Kim Kardashian në lidhje dashurie?

Natën e mbrëmshme është publikuar trileri i episodit të dytë i sezonit të tretë të “The Kardashians” ku fansat bën një analizë dhe konkluduan se 42 vjeçarja po thotë se është në lidhje të re, transmeton Indeksonline.

Në promo, Kim takohet me Scott Disick dhe i thotë: “Miqtë e mi donin që unë të isha në lidhje me dikë”.

“A i plotëson ai standardet?” Scott pastaj pyet.

Kim përgjigjet: “Oh, kështu që plotëson standardet!”

Këto standarde janë ndoshta një referencë për listën e kërkesave që Kim ka për burrat me të cilat ajo takohet. Më vonë në promo, Kim shihet duke shkruar mesazhe dhe duke qeshur gjatë një rrëfimi.

“A është ai ‘Fred’?” e pyet një producent.

“Po,” përgjigjet Kim .

Do të duhet të presim deri të mërkurën e ardhshme për të zbuluar më shumë detaje rreth burrit misterioz të Kim./Indeksonline/