75 Mall Live Search
12:30 / E Diele, 06 Tetor 2024 / Gj. Sh

Hadar ‘shpërthen’ me akuza ndaj gjyqtarëve: Nuk do të heshti, duhet të zgjoheni nga gjumi

Trajneri i KB Pejës, Rami Hadar ka shpërthyer me akuza ndaj gjyqtarëve, pas humbjes ndaj Golden Eagle Yllit, me rezultat 79:80.

Trajneri izraelit u përjashtua në këtë përballje, derisa pas humbjes ishte i revoltuar me vendimet e gjyqtarit, shkruan IndeksOnline.

Ai madje pati kritika edhe ndaj Federatës së Basketbollit, edhe pse njëkohësisht është përzgjedhës i kombëtares së Kosovës.

”Nuk dua të flas për rrjedhën e lojës, referët vijnë me mision në ndeshje, nuk e di pse Federata nuk e ka dërguar asnjë refer me përvojë në këtë ndeshje, ndaj meje personalisht ka tendencë qe 3 vite. As vërejtje nuk më japin para teknikes, unë më nuk do të heshti, ju njerëzit në Kosovë duhet të zgjoheni nga gjumi dhe ta shihni realitetin. E marr përgjegjësinë e humbjes, nuk e di edhe sa do të qëndroj këtu, por ky është realiteti”, ka deklaruar Hadar pas ndeshjes./IndeksOnline/