Hadergjonaj: Donim të tregonim vetën se luftojmë për shokët dhe për këtë shtet

Tashmë ka përfunduar takimin ndërmjet Greqisë dhe Kosovës, duel ky në kuadër të rundit të katër në grupin C’ të Ligës së Kombeve.
Djelmoshat e Challandes u mundua shumë në këtë ndeshje, ku edhe i kishin rastet fantastike për shënim, por asesi nuk e gjetën golin, dhe takimi u mbyll në 0:0, shkruan IndeksOnline
Ndërkaq, pas ndeshjes foli edhe Florent Hadergjonaj, ku tha se kjo ndeshje ishte e vështirë se kishin mungesa, por që doni ta tregonin veten sonte dhe ia dolën.
“Normal kemi qenë në fazë të vështirë, ashtu siç thua ti kishim mungesa, por donim të tregonim vetën se luftojmë për shokët dhe për këtë shtet. Shpresoj të kemi treguar veten pasi kemi luftuar. Këtë pikë e marrim me vete në Kosovë”, ka deklaruar Hadërgjonaj pas ndeshjes.
“Kjo pas lojës me Maqedoninë ishte një kapitull i ri. Tashmë ishte hapi i parë sonte që të tregojmë se nuk jemi këtu me fat, por kemi merituar. Ky ishte hapi i parë, nuk morëm tri pikët, por treguam anë pozitive. Në muajin tjetër kemi dy ndeshje dhe shkojmë hap pas hapi”.
“Besoj se këto janë emocionet e lojës. Normal, ne luftojmë dhe ne lojtarët që jemi këtu luftojmë bashkë. Ajo është pjesë e lojës ta bëjmë edhe gjyqtarin në anën tonë pasi nuk ishte me ne. Ishin emocione dhe edhe pas ndeshjes emocionet ishin lart. Por, në fushë të gjithë shkonim bashkë dhe të bënim diçka”.