Hadergjonaj: E nisëm mirë vitin, fitore që na shërben për ngritje morali

Florent Hadërgjonaj ka reaguar sot pas fitores së mbrëmshme ndaj Lituanisë.
Kosova mposhti thellë 4 me 0 Kombëtaren e Lituanisë në miqësoren që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, shkruan IndeksOnline
Mbrojtësi i klubit turk, Kasimpasa luajti tërë ndeshjen dhe bëri një paraqitje tejet të mirë.
“Fillim shumë i mirë i vitit. Fitore që na shërben për ngritjen e moralit. Forca Kosova”, ka shkruar Hadërgjonaj në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Kosova do të luajë një tjetër ndeshje gjatë kësaj jave, ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri”./IndeksOnline/