Hadergjonaj flet për të ardhmen e tij: Do të shohim çfarë do të ndodh

Futbollisti i Kosovës, Florent Hadërgjonaj ka folur për mediat turke lidhur për të ardhmen e tij.
Anësori nga Deçani ka thënë se ka kontratë me skuadrën angleze, Hudderfield edhe për një vit.
“Kam edhe një vit kontratë në Angli. Do të shohim çka do të ndodhë. Jam i lumtur këtu dhe klubi e di këtë. Ata ma dhanë mundësinë dhe unë jam munduar ta jap më të mirën. Klubi e di çfarë mund të ofroj dhe jam i lumtur”, tha fillimisht Hadergjonaj.
“Siç e thash kam edhe një vit kontratë me Hudderfieldin, duhet të punojmë së bashku me ta që ta gjejmë zgjidhjen më të mirë për mua. Do të shohim çfarë do të ndodhë në këtë afat kalimtar” deklaroi Hadërgjonaj për TRT Spor.
Për Hadërgjonajn, është raportuar se interesim ka shfaqur skuadra e Fenerbahces, dhe një transerim i tij mund të ndodh gjatë kësaj vere.