14:01 / E Diele, 23 Qershor 2019 / indeksADMonline

Hadërgjonaj flet për të ardhmen, ku po transferohet?

Futbollisti kosovar Florent Hadërgjonaj në fund të këtij edicioni e mbylli karrierën me skuadrën angleze Huddersfield.

Kjo e fundit nuk arriti që të siguronte egzistencën në Premier League dhe Hadërgjonaj vendosi të largohej.

24 vjeçari aktualisht ndodhet me pushime në Gjermani te disa familjarë të tij.

Indeksonline ka biseduar me të në lidhje me transferimin e mundshëm gjatë këtij afati kalimtar.

“Hala njëherë nuk e di por besoj që kysmet sa më shpejtë [do të bëhem me skuadër të re]” ka thënë Hadërgjonaj.

Sipas burimeve të Indeksonline mbrojtësi i djathtë do të rikthehet në Bundesligë pasi është në kontakte me disa skuadra. /Indeksonline/