75 Mall Live Search
23:28 / E Diele, 06 Shtator 2020 / C E

Hadërgjonaj: Na munguan tifozët, ata na motivonin

Mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, ka folur për medie pas përfundimit të takimit mes Greqinë, ku Kosova humbi me rezultatin 2-1.

Hadërgjonaj luajti jashtë pozitës së tij gjatë takimit, për shkak të mungesave.

Pas çdo humbje nuk është njeri i kënaqur. Sonte luajtëm për fitore dhe në fund nuk u bë bëmë gabime çka normal nuk jemi mësuar. Besoj që nuk e merituam fitoren”, tha ai.

 “Trajneri vendos për pozitën time. Ai vendos dhe unë jap maksimumin. Normalisht në krah të djathtë jam më mirë, pasi luaj me këmbë të djathtë. Këtë e vendos trajneri, edhe lojtarë tjerë luajtëm jashtë pozitës. Por ky është futbolli, kur kemi mungesa duhet të adaptohemi”.

Na kanë munguar shumë tifozët. Ata na motivojnë jashtëzakonisht shumë”, përfundoi ai.