75 Mall Live Search
21:09 / E Shtunë, 05 Shtator 2020 / indeksADMonline

Hadërgjonaj para ndeshjes me Greqinë: Nuk harrojmë kush kemi qenë dhe nëpër çka kemi kaluar

Ylli i kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj ka motivuar të gjithë tifozët  para ndeshjes së nesërme kundër Greqisë.

Hadërgjonaj në një postim që e ka bërë në Facebook ka thënë se nuk kanë harruar se kush kanë qenë dhe në çka kanë kaluar, transmeton Indeksonline.

“Nuk harrojmë kush kemi qenë dhe nëpër çka kemi kaluar. Jemi rritur dhe jemi të lidhur fortë për të arritur suksese për vendin tonë”, ka shkruar ylli i kombëtares.

Nesër Kosova do të luaj kundër Greqisë nga ora 20:45 në kuadër të Ligës së Kombëve./Indeksonline/