Hadergjonaj: Për Kosovën luaj edhe portier
Florent Hadergjonaj mund të startoj si mbrojtës i majtë në ndeshjen kundër Çekisë të shtunën.
Futbollisti i Hudersfieldit e ka thënë se nuk e ka problem se ku do të luajë, me rëndësi është që po përfaqëson Kosovën, shkruan Indeksonline.
“I djathtë, i majtë, mesfushor, sulmues apo portier. Për Kosovën luaj kudo që të është nevoja”, ka shkruar Hadergjonaj në Facebook.
Florenti ka luajtur 29 minuta me fanellën e Kosovës në fitoren kundër Bullgarisë, në Sofje. /IndeksOnline/