75 Mall Live Search
17:22 / E Diele, 18 Shkurt 2024 / G T

Hadergjonaj shënoi golin e parë me fanellën e Alanyasporit në Superligë

Skuadra e Alanyasporit barazoi 3:3 ndaj Adana Demirsporit në ndeshjen e javës së 26-të në Superligën Turqisë.

Gol në këtë ndeshje shënoi edhe mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadergjonaj, shkruan Indeksonline

Hadergjonaj shënoi në minutën e 76’të dhe ky ishte goli i parë me fanellën e Alanyasporit këtë edicion.

Kujtojmë që Hadergjonaj në 19 ndeshje në Superligë të Turqisë bëri edhe një asist./Indeksonline/