Hadergjonaj shënon tjetër gol në Superligën e Turqisë

Skuadra e Alanyasporit ka shënuar fitore 3:2 ndaj Adana Demirsporit, e vlefshme për javën e 25-të në Superligën e Turqisë.
Gol në këtë takim shënoi edhe mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadergjonaj, shkruan Indeksonline
Hadergjonaj shënoi nga penalltia në minutën e 68’të për rezultatin 2:2.
Ky ishte goli i tretë i lojtarit kosovar me fanellën e Alanyasporit në Superligë.
Gol në këtë takim shënoi edhe lojtari shqiptar, Arda Kurtulan, por në portën e gabuar (autogol)./Indeksonline/