75 Mall Live Search
13:49 / E Premte, 04 Shtator 2020 / C E

Hadergjonaj: Shkuam për fitore, do të rikthehemi më të fortë

Florent Hadergjonaj ka premtuar se do të rikthehen edhe më të fortë për ndeshjen e së dielës kundër Greqisë.

Mbrojtësi kosovar që u paraqit në pjesën e dytë kundër Moldavisë tha se në Itali kishin shkuar vetëm për fitore.

Shkuam për fitore, por nuk e arritëm atë që deshëm. Gjithsesi do të rikthehemi më të fortë dhe tani fokusi është për të dielën“, ka shkruar Hadergjonaj.

Hadergjonaj pritet të jetë titullar kundër Greqisë, sidomos pas mungesës së shumë lojtarëve që nuk u lejuan të udhëtojnë në Kosovë nga klubet e tyre. /IndeksOnline/