Hadërgjonaj vjen në Prishtinë, fotografohet me fanellën e Kosovës
Futbollisti Florent Hadërgjonaj ka vizituar zyret e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Pak ditë pasi pranoi ftesën për të përfaqësuar Kosovën, Hadërgjonaj ka udhëtuar në Prishtinë për të qenë në dispozicion të trajnerit Bernard Challandes, shkruan Indeksonline.
Ai është fotografuar me kryetarin tifozëve “Dardanët” Lulzim Berisha, duke mbajtur një fanellë të Kosovës.
Hadërgjonaj pritet të debutoj në ndeshjen kundër Malit të Zi.