Hadžibegić: E njoh atmosferën në “Fadil Vokrri”, ky është rreziku kryesor nga Kosova
Trajneri i Malit të zi, Faruk Hadžibegić ka mbajtur një konferencë për media para ndeshjes me Kosovën që zhvillohet nesër mbrëma në “Fadil Vokrri”.
Boshnjaku ka thënë se e ka njoftuar mirë Fadil Vokrrin dhe atmosferën në stadiumin që mban emrin e tij.
“Fadil Vokrrin e kam njohur personalisht, kam qëndruar bashkë ne Francë, është ndere qe stadiumi mban emrin e tij, m’kujtohet kur kemi ardhur me Sarajevën ka pasur shumë tifozë“, ka thënë Hadžibegić.
“Jemi ne ndërrim te gjeneratës, dhe fokusi jone është Liga e Kombeve, nesër është një ndeshje ndryshe, është test i veçantë për të gjithë ne“
Ai është pyetur edhe për rrezikun kryesorë që e pret nga Kosova.
“Arma më e fortë e Kosovës është loja kolektive dhe jo emrat e veçantë“, ka thënë ndër të tjera trajneri i Malit të zi. /IndeksOnline/