Haga: Prokuroria mbyll rastin në gjyqin e dytë ndaj Thaçit, dëshmitarët e mbrojtjes deri më 24 prill
Dhomat e Specializuara në Hagë kanë njoftuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka mbyllur paraqitjen e çështjes së saj në gjyqin e dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, lidhur me akuzat për ndërhyrje në administrimin e drejtësisë.
Sipas njoftimit, më 13 mars 2026 ZPS-ja ka dorëzuar zyrtarisht njoftimin për përfundimin e paraqitjes së provave të saj në këtë proces gjyqësor.
Ndërkohë, mbrojtja ka afat deri më 23 mars për të paraqitur mocionet për rrëzimin e akuzave, ndërsa Prokuroria do të ketë dy ditë kohë për t’iu përgjigjur këtyre kërkesave. Gjyqtari po ashtu do të ketë dy ditë kohë për të marrë vendim lidhur me këto mocione.
Sipas kalendarit procedural të përditësuar, deklaratat hapëse të mbrojtjes pritet të nisin më 7 prill 2026. Pas kësaj, deri më 24 prill është paraparë të zhvillohet dëgjimi i dëshmitarëve të mbrojtjes në këtë rast./IndeksOnline/
Thaçi et al. (administration of justice): SPO closes its case; deadlines set for Defence stage#ThaciEtAlAdministrationOfJustice #KosovoSpecialistChambers https://t.co/AWIDEZOuAa
— Kosovo Specialist Chambers (@SpecialChambers) March 13, 2026

