Hagë: Të hënën nis dëshminë Wesley Clark
Të hënën do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Teksa po shkohet drejt fundit të dëgjimit të dëshmitarëve, mbrojtja ka kërkuar shtimin e Bislim Zyrapit në listën e dëshmitarëve, shkruan IndeksOnline.
Këtë dëshmitar, mbrojtja e ka quajtur kyç për procedurat aktuale dhe dëshmia e tij sipas tyre mbulon pothuajse të gjithë periudhën kohore të aktakuzës e po ashtu edhe trajton çështje që janë qendrore për rastin e Prokurorisë.
Javën që po lëmë pas, në Hagë dëshmoi Christopher Hill dhe Michaek Durkee.
Ndërkohë, javën që po vjen do të nisë dëshminë gjenerali Wesley Clark.
Seanca e së hënës fillon në orën 12:00. Seanca do të ketë edhe të martën, mërkurën dhe enjtën./IndeksOnline/

