Hahn flet edhe për takimin me Vuçiq, thotë se 2019 është vit vendimtar për Ballkanin
Komisioneri i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ka zhvilluar një takim edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq përgjatë Forumit Ekonomik në Davos të Zvicrës.
Ai tha se me Vuçiqin u diskutuan hapat e ardhshëm të Serbisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, si dhe vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, transmeton Indeksonline.

Tutje ai tha se pas 2018-ës si vit i suksesshëm , 2019 mund të jetë një vit vendimtar për Ballkanin./Indeksonline/