75 Mall Live Search
20:38 / E Mërkurë, 23 Janar 2019 / indeksADMonline

Hahn: Kënaqësi të takojë Thaçin me të cilin diskutuam për perspektivën evropiane të Kosovës

Komisioneri evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ka publikuar një fotografi pas takimit që pati me presidentin kosovar, Hashim Thaçi në Davos të Zvicrës.

Hahn ka shkruar se ishte kënaqësi takimi me presidentin Thaçi , ku u diskutua perspektiva evropiane e Kosovës dhe rruga përpara në dialogun me Serbinë, transmeton Indeksonline.

Hahn ka shtuar poashtu se është në interesin gjeopolitik dhe ekonomik që rajoni të ketë Evropën më afër.

Ndryshe Thaçi u deklarua se në takim me Hahn gjatë Forumit Ekonomik në Davos u diskutua për dialogun me Serbinë dhe gjetjen e lehtësirave për liberalizimin e vizave./Indeksonline/