19:57 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Hahn nuk dëshiron të paragjykojë epilogun e bisedimeve Kosovë-Serbi

Komisioneri i zgjerimit të BE-së, Johannes Hahn, ka thënë se është shumë herët të thuhet se do të materializohet marrëveshja midis Prishtinës dhe Beogradit.

Pas takimit me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq, Hahn ka vlerësuar se dialogu midis dy vendeve ishte i vështirë dhe shtoi se ai nuk do të donte të paragjykonte rezultatin, transmeton Indeksonline.

“Është shumë herët për të thënë se normalizimi i marrëdhënieve materializohet por është e rëndësishme që ajo të jetë një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme”, ka thënë Hahn./Indeksonline./