15:24 / E Hënë, 15 Prill 2019 / indeksADMonline

Hahn pas takimit me Thaçin: Taksa 100% të pezullohet, dialogu duhet të rinisë së shpejti

Komisioneri për Zgjerim nga Bashkimi Evropian, Johannes Hahn, ka thënë se është më se e rëndësishme të rinisë dialogu mes Kosovës e Serbisë.

Këto deklarata Johannes Hahn i ka bërë pas takimit që pati sot në Bruksel me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, njofton klankosova.

”Takim i mirë me Presidentin @HashimThaçiRKS. Është e rëndësishme që dialogu mes Serbisë e Kosovës të rinisë me shpejtësi, gjithashtu në interes të stabilitetit dhe progresit më të gjerë rajonal. Unë përsërita pozicionin e Bashkimit Evropian se tarifat ndaj produkteve serbe nga Kosova, duhet të paktën të pezullohen”.