19:22 / E Shtunë, 14 Shtator 2019 / indeksADMonline

Hahn: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë fillimin e negociatave

Johannes Hahn ka thënë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë hapjen e negociatave, për t’u anëtarësuar në BE.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, deklaroi Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, në një intervistë për gazetën e përditshme malazeze Vijesti.

”Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë Ballkanin Perëndimor drejt integrimit evropian, që është në interes të vetë unionit”, theksoi Hahn.

”Maqedonia e Veriut ka bërë përparime domethënëse sidomos me nënshkrimin e një marrëveshjeje me Greqinë, që i dha fund çështjes së shumëdebatuar për emrin e vendit të vogël ballkanik”, tha Hahn.

”Kjo marrëveshje do të jetë subjekt i librave të historisë”, shtoi ai.
Emri i pasuesit të Hahn është ai i hungarezit, Laszlo Trocsanyi, emërimi zyrtar i të cilit duhet të miratohet nga Parlamenti Europian.