Hailey Bieber e shëndetshme dhe e lumtur!

Hailey Bieber është parë duke buzëqeshur nën krahët e të dashurit, Justin Bieber.
Për këtë dalje, Hailey u shfaq e veshur me një bluzë të zezë dhe xhaketë të kombinuar me xhinse të gjëra, transmeton Indeksonline.

Kjo shëtitje në mëngjes erdhi një javë pasi Hailey u shtrua me urgjencë në spital.

Mjekët kishin zbuluar se kishte mpiksje gjaku në tru të vogël.

Tani lirshëm mund të themi se ajo është e shëndetshme dhe e lumtur krahë Justinit./Indeksonline/
