10:50 / E Shtunë, 23 Maj 2020 / indeksADMonline

Hailey Bieber kujton puthjen e parë me Justin Bieber

Hailey Bieber kujton puthjen e saj të parë me tani burrin e saj.

Gjatë episodit të fundit të The Biebers on Watch , çifti i martuar iu përgjigj disa pyetjeve të fansave në lidhje me marrëdhënien e tyre dhe një nga pikat e mëdha që fliste ishte puthja e parë e dyshes.

“Herën e parë që u puthëm, ishim në Nju Jork dhe kishim shkuar në darkë së bashku”, tha ajo, duke kujtuar se takimi ishte një takim për sushi: “Unë i thirra prindërit e mi t’i pyesja nëse mund të shkoja dhe ata thanë jo. Ata ishin absolutisht kundër, ti nuk do të rrish me Justin vetëm, kjo nuk po ndodh. “

Fatmirësisht, Hailey kishte motrën e saj më të madhe Alaia që ta mbulonte për të dalur në takim.

“Motra ime më e madhe më mbuloi mua, unë thash “ajo do të flejë në apartamentin tim dhe ishte gjithçka mirë “… ajo më mbuloi mua dhe ne shkuam për darkë dhe nuk na kapën, ” tha ajo.

Gjatë atij takimi, Justin dhe Hailey ndanë puthjen e tyre të parë: “Ne ishim në takim dhe shkuma për të parë një film dhe u puthëm!”, përfundoi Hailey./Indeksonline/