Hailey Bieber mahnitëse me parukë ngjyrë rozë

Kamera nuk është e panjohur për të.
Hailey Bieber u shfaq me një pamje të guximshme për kopertinën e Allure, duke veshur një parukë me ngjyrë rozë të ndezur.
Modelja 25-vjeçare mahniti në fotosesionin, i cili e shfaq atë në fustan dhe me flokë të shkurtra.

Hailey veshi edhe një kostum një pjesësh metalik, me grim të ndezur, gjithashtu.

Revista është vendosur të lansohet në qershor, me Haileyn që pranon se ka bërë hulumtime paraprake në treg, me disa produkte bukurie që do të lansohen, me çmime nën 30 dollarë.

Ajo u shpreh: “Po porosisja sasi të çmendura të kujdesit për lëkurën, duke provuar gjithçka që ishte e shtrenjtë deri te më e lira në rangun e mesëm. Dhe zbulova se gjërat më të provuara dhe të vërteta ishin produktet e formuluara mirë, që ishin të përballueshme, ku mund t’u thoja që njerëzit vazhdonin të ktheheshin, dhe kjo është ajo që unë vazhdoja të kthehesha gjithashtu.”