Hailey Bieber qau në Met Gala, pasi turma e thërriste emrin e Selenes

Një video që po qarkullon në TikTok, shihet se si Haily Bieber kishte përdorur syze në tapetin e kuq në Met Gala.
E gjithë kjo pasi fansat thirrën: Selena, Selena, Selena, transmeton Indeksonline.

Kjo bëri që Hailey të përlotet dhe t’i përdorë syzet.
Aty shihet se Justin duket sikur po i thotë: “Mos qaj, mos qaj” në një përpjekje të dukshme për të ngushëlluar gruan e tij.

Edhe përmes fotove, versioni i shpjeguar në TikTok duket i besueshëm, por sidoqoftë, jo gjithçka është ashtu siç duket dhe nuk do ishte çudi sikur edhe ky të ishte një keqkuptim i madh./Indeksonline/
