15:57 / E Enjte, 25 Nëntor 2021 / AR

Hailey Bieber zbulon projektin e saj të madh

Hailey Bieber dhe burri i saj, Justin Bieber kanë zbuluar sipërmarrjen e re dhe bëhet fjalë për një linjë kozmetike, të quajtur “Rhode”.

Duke qenë se lëkura e saj është një nga tiparet e saj më të lakmueshme, fansat e saj dhe jo vetëm, mezi presin daljen në treg të këtyre produkteve të reja të bukurisë.

“Unë jam duke punuar në fushën e bukurisë me krijimin e një kompanie timen. Ne kemi punuar për këtë që nga fillimi i pandemisë, gati dy vjet më parë, dhe për herë të parë ndjej se jam në vendin e duhur, në kohën e duhur.”, është shprehur modelja.

Hailey Baldwin Bieber

Produktet që do të përfshihen në linjën e saj janë produkte për kujdesin e trupit, parfume dhe make up. Modelja konfirmoi: “Nuk do ta mbaj më sekret. “Rhode” ka kohë që është në punë dhe më në fund po afrohet. 2022 po vjen dhe nuk mund ta fsheh emocionin tim”.