75 Mall Live Search
14:34 / E Enjte, 02 Janar 2020 / indeksADMonline

Hailey-Justinit: Më puth kështu për Vitin e Ri edhe kur të jem 80 vjeçe

Viti që e lamë pas nëse jo në profesion, ka qenë mjaft i suksesshëm dhe i lumtur në jetë private për Justin Bieber dhe bashkëshorten e tij, Hailey.

Dyshja që pak muaj më parë festuan ceremoninë e dytë martesore po e shijojnë pa fund dashurinë e tyre, shkruan Indeksonline.

Ata të dy shpesh herë ndajnë edhe momente romantike me adhuruesi në Instagram, e një të tillë e bërë së fundi Hailey duke ndarë momente nga festimet e natë së ndërrimit të moteve.

“Të lutem bëhu puthja ime e Vitit të Ri edhe kur t’i mbush 80 vjet”, ka shkruar Hailey sipër disa imazheve ku shihet në prehrin e Justin teksa si dhuron puthje plot pasion./Indeksonline/