Hailey në duart e Justin Bieber, çifti shfaqen më të dashuruar se kurrë

Justin Bieber dhe Hailey kanë ndezur rrjetet sociale me një pozë romantike, ku modelja shihet në duart e këngëtarit.
Dyshja shfaqen të lumtur dhe plot afeksion, duke treguar se dashuria mes tyre është më e fortë se kurrë.

Çifti gjithashtu ka ndarë edhe një foto me djalin e tyre, ku shihen të tre së bashku duke ecur dorë për dore.

Kjo dalje vjen pasi prej kohësh në mediat rozë qarkullonin fjalë për një ndarje të mundshme mes tyre, por pamjet e fundit i kanë hedhur poshtë këto zëra./IndeksOnline/