Hailey shkëlqen në eventin “GQ Men of The Year”
Modelja dhe sipërmarrësja e njohur Hailey Bieber ka tërhequr vëmendjen e mediave me paraqitjen e saj të fundit në premierën e revistës prestigjioze “GQ Men of the Year”.
Hailey u shfaq në event me një fustan elegant të zi, me shpinë të hapur, duke sjellë një prej look-eve më të komentuara të mbrëmjes, shkruan IndeksOnline.

Postimi i saj në rrjetet sociale, ku ndau disa fotografi nga tapeti i kuq, mori menjëherë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit.
Ajo shfaqet e sigurt, glamuroze dhe në formë të shkëlqyer, duke dëshmuar sërish statusin e saj si një nga figurat më të ndjekura të modës në botë.


Këtë herë, Hailey nuk ishte vetëm e ftuar: ajo është edhe fytyra kryesore në kopertinën e edicionit më të ri të “GQ”, duke u renditur si një nga emrat më me ndikim të vitit.
Intervista dhe editoriali i saj vizual pritet të jenë ndër materialet më të klikuara të revistës.


