12:29 / E Enjte, 18 Prill 2019 / indeksADMonline

Hailey shkruan mesazh prekës për Justin

Hailey Bieber po e ndjen dashurinë për bashkëshortin e saj, Justin Bieber!

Modelja 22-vjeçare e ka postuar një mesazh të lezetshëm në Instagram dedikuar yllit 25-vjeçar të muzikës.

“Dashuria ime. Ti je një burrë i mrekullueshëm, ti më bën mua njeri më të mirë, ti më bën më të lumtur seç kam qenë ndonjëherë. Çmendurisht krenare për atë që je dhe që je duke u bërë… Të dua më shumë secilën ditë që kalon”, ka shkruar Hailey tek fotografia e bashkëshortit të saj.