16:30 / E Premte, 26 Prill 2019 / indeksADMonline

Hajdar Beqa i PDK-së e quan “kafshë” Driton Selmanajn e LDK-së

Debati me fyerje mes anëtarëve të komisionit hetimor parlamentar ka vazhduar. Janë përplasur deputeti i PDK-së Hajdar Beqaj dhe deputeti i LDK-së Driton Selmanaj.

Beqaj i ka thënë Selmanajt se ti je një analfabet funksional që ke dështuar për të kryer punën tënde në këtë komision hetimor.

Ai ka vazhduar edhe më tutje me fyerje ndaj deputetit të LDK-së Driton Selmanaj duke i thënë se “kur të ka krijuar krijuesi është dashur që t’i japë edhe 2 këmbë dhe ti kesh 4.”