75 Mall Live Search
22:50 / E Shtunë, 08 Shkurt 2025 / MSH

Hajdar Beqa pas tubimit madhështor në Prishtinë: Faleminderit për mbështetjen dhe besimin që na dhatë

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, u shpreh i lumtur me tubimin përmbyllës të kësaj fushate elektorale.

Ai tha se Kosova tashmë ka vendosur, e që kryeministër i ri i Republikës do të jetë Bedri Hamza.

“Demokracia triumfoi dhe vullneti i qytetarëve u shpreh fuqishëm. Besimi në vizionin tonë u konfirmua me këtë tubim madhështor në Prishtinë”, tha ai, duke i falënderuar të gjithë për mbështetjen

Ky është postimi i plotë i tij:

Tashmë Kosova ka vendosur, Bedri Hamza do të jetë Kryeministër i ri i Republikës së Kosovës.

Demokracia triumfoi dhe vullneti i qytetarëve u shpreh fuqishëm. Besimi në vizionin tonë u konfirmua me këtë tubim madhështor në Prishtinë.

Faleminderit për mbështetjen dhe besimin që na dhatë. Ky është një hap i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës. Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë më të fortë, të drejtë dhe të zhvilluar për brezat që vijnë!