75 Mall Live Search
16:31 / E Enjte, 02 Janar 2025 / FR

Hajdar Beqa pranon një mirënjohje të veçantë nga Shoqata e Veteranëve të Luftës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, gjatë ditës së sotme ka pranuar një mirënjohje të veçantë nga Shoqata e Veteranëve të Luftës.

Beqa, përmes një postimi në facebook është shprehur se kjo mirënjohje që nuk është thjesht një simbol, por një amanet për të mbajtur gjallë idealet e Dëshmorëve.

“Sot pata nderin që së bashku me kryesin e Shoqatës së Veteranëve në Gjakovë, të prirë nga kryetari i saj Sadri Hoxha dhe bashkluftëtare të tjerë, të bëjmë homazhe në kompleksin e Dëshmorëve në fshatin Morinë të Rekës së Keqe.

Me këtë rast pranova një mirënjohje që nuk është thjesht një simbol, por një amanet për të mbajtur gjallë idealet e Dëshmorëve. Amaneti i tyre mbetet frymëzimi ynë i përjetshëm – për një të ardhme më të ndritur dhe një shtet më të prosperuar e më të fortë.

Përjetsisht mirënjohës Ushtrisë Çlirimtare të UÇK-së dhe Dëshmorëve të Kombit.  Nderim dhe respekt për familjet e tyre”, ka shkruar Beqa./Indeksonline/